Sulm terrorist në Bruksel, deri tani 23 viktima

 

https://www.youtube.com/watch?v=jn7rx19ZtXs

Dy shpërthime të njëpasnjëshme janë riregjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aeroportin e Zaventem të Brukselit, në Belgjikë. Sipas raportimeve të para të mediave vendase bëhet fjalë për dy shpërthime të ndodhura në një kohë kur punonjësit e aeroportit ndërronin turnin dhe ishte një periudhë me shumë lëvizje. Sipas burimeve zyrtare deri tani mësohet se kanë humbur jetën 23 persona identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris

Momenti i shpërthimit i kapur nga kamerat e sigurisë

https://www.youtube.com/watch?v=9LryLTVmg1s

 

Ndërkohë për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër të ngjashme autoritetet belge kanë anuluar çdo fluturim deri në një kohë të papërcaktuar nga aeroporti i Zaventem, ndërsa trafiku ajror do të menaxhohet në aeroportet e tjera.
Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.
Transmetuesi belg RTBF citon një dëshmitar të thotë se, ka njerëz të plagosur ose pa ndjenja në zonën e nisjeve, përball hotel “Sheraton”.
Ndërsa një punonjës i aeroportit ka thënë për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”.
“Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregon dëshmitari.

Ndërkohë referuar ngjarjes së Brukselit, në bazë të të dhënave të marra nga ambasada shqiptare në belgjik ministria e jashtme njofton se nuk ka asnjë shtetas shqiptarë të lënduar.

MPJ dënon sulmet terroriste që goditen sot Brukselin dhe shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira.

Ministria e Jashtme deklaron se Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Belgjike-1-640x480

Belgjike-shpethim

Pin It