Tastiera e kompjuterit, burim virusesh

 backlit_keyboard

Viruset nuk vinë vetëm në sezonin gripit, në të njëjtën kohë mund t’i marrim në autobus, makinë, market si dhe nga tastiera e kompjuterit.

Një studim thotë qe tastiera apo kompjuteri juaj është 20 mijë herë më e pisët se kapaku i një tualeti. Njerëzit përgjatë përdorimit të kompjuterit kanë kontakt direkt nga prekja me duar e mousit dhe tastierës. Pikërisht kjo e fundit është një rrezik mikrobesh.

Kompjuteri apo tastiera e laptopit tuaj mund të jetë 20 mijë herë më e ndotur se kapaku i tualetit, sipas një studimi.

Një grup studiuesish ka analizuar një sërë objektesh zyre për të parë se sa bakterie mund të kenë.Ata kanë renditur pesë objekte për të gjetur edhe llojet e baktereve që kanë në sipërfaqe. Sipas analizave laboratorike në vend të parë qëndron bexhi elektronik i ID-së që ka 243 herë më shumë baktere se një lodër në shtëpi.
Pas tij vjen tastiera e kompjuterit, më pas telefoni, i ndjekur nga mausi. Në mikrobet e kompjuterit gjendet edhe bakteri tipik që shkakton pneumoninë. Për këtë duhet të merrni një arsenal të tërë antibakterial.

Eshtë mirë që tastiera të pastrohet të paktën dy herë në muaj.Pastrimi është i thjeshtë, tapat hiqen menjëherë dhe mund ta pastroni lehtësisht.

Pin It