Telefonat e rinj LG vijnë me nga një specialitet

G4-Stylus-dhe-G4c-telefonat-e-rinj-nga-LG-735x400

 

Zakonisht prodhuesit e telefonave inteligjent kanë një ose dy telefona të kategorisë së lartë, disa të mesëm, të cilët janë si të parët por vetëm me disa cilësi të përgjithshme më të dobëta, dhe disa të kategorisë më të ulët me cilësi më të ulëta por shumë më të volitshëm në çmim.

Tani LG po provon diçka ndryshe. Të hënën kompania njoftoi një linjë të re të telefonave inteligjent “Specialist”, të cilët kanë specifikime të rangut të mesëm por që shkëlqejnë në një zonë të caktuar.

Dy telefonat e tillë të parë janë LG X cam dhe LG X screen.

X cam është një telefon 5.2-inch Android 6.0, me një procesor me tetë bërthama 1,14GHz, 2GB RAM, 16GB hapësirë dhe një bateri 2,520 mAH.

Është i super fuqishëm në departamentin e fotografive. Telefoni vjen me dy kamera të pasme- njëra 13 megapixel dhe tjetra 5 megapixel- dhe një kamerë të përparme 8 megapixel.

X  screen është 4.93-inch, ka të njëjtën hapësirë, një procesor me katër bërthama 1.2GHz dhe bateri 2,300 mAH dhe i mungon kamera e dytë mbrapa. Megjithatë, ai ka një ekran dytësor stil V10, 1.76-inch, 520X80 LCD, i cili tregon një sërë njoftimesh, dhe i lejon përdoruesit ti përgjigjet telefonatave, të ketë akses në aplikacionet më të përdorura dhe të luaj muzikë.

Pin It