Telefoni i ri i HTC-së i ngjashëm me iPhone

htc-one-a9-hand-back-1500x1000

HTC ende nuk ka konfirmuar se cilin telefon do të prezantojë së shpejti, por detajet e One M10 tashmë janë publikuar në internet.

Firma taivaneze do të punojë shumë me telefonin e ardhshëm, megjithatë raportimet e fundit bëjnë me dije se pajisja e re do të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone.

HTC-ja ka vendosur që të frymëzohet nga modeli One A9 sesa nga One M9. Modeli A9 që prej lançimit ishte cilësuar si kopje e iPhone 6S sesa një produkt origjinal i HTC-së.

Ka ende detaje të tjera që nuk janë bërë të ditura, por është e mundur që të ketë harduer dhe softuer të ngjashëm me një telefon mesatar.

 

Pin It