Trembet Dortmundi, i dëmtohet lojtari më i mirë

Aubemeyang

Sulmuesi kryesor i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang është dëmtuar në seancën e sotme stërvitore.

Sulmuesi nga Gaboni ka lënë fushën stërvitore duke çaluar dhe ai rrezikon të mungojë në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Hertha Berlin.

Lajmin e ka bërë me dije gazeta lokale e rajonit të Ruhrit, “Ruhr Nachrichten” e cila shprehet se Aubemeyang ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë.

Aubameyang është sulmuesi kryesor i verdhezinjve në këtë sezon, teksa ka shënuar 37 gola në këtë sezon për Dortmundin.

Sulmuesi është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Pin It