Ku do të përfundojë Super Mario?

Mario Balotelli thuhet se është takuar me presidentin e Monacos, Dmitry Rybolovlev dhe është duke menduar për një kalim në Ligue 1.

Sulmuesi italian është i huazuar te Milani nga Liverpooli, mirëpo ky ka qenë një sezon i vështirë për SuperMarion, i shoqëruar me lëndime dhe probleme me formën.

Gjasat janë minimale që Rossonerët ta blejnë kartonin e tij, ndërsa as klubi anglez nuk mendon për ta kthyer.

Prandaj 25-vjeçari po mendon për një huazim te klubi që luan në kampionatin francez dhe pastaj mund të shkojë diku tjetër.

Monaco duhet të bisedojë me Liverpoolin për ta transferuar SuperMarios.

Pin It