Mungesa e gjumit ju dëmton inteligjencën

 

Kini kujdes me gjumin tuaj, mundesa e tij mund tju bëjë të dëmtoni inteligjencën tuaj. Humbja e një ore gjumë ia kthen trurin e një nxënësi të klasës së gjashtë në atë te një nxënësi të klasës së katër, sipas hulumtuesve amerikane.

The Times shkruan se boshllëku i performancës i shkaktuar nga dallimi një orësh në gjumë është zbrazëtia në mes të një nxënësi të klasës së katërt dhe një nxënësi të klasës së gjashtë.

Që është një mënyrë tjetër për të thënë se një nxënës paksa i përgjumur i klasës së gjashtë do të performojë gjatë orës në klasë njësoj sikur një nxënës i klasës së katërt, sipas hulumtueses Sadeh. Adoleshentët të cilët kanë marrë notën “A” (5), kanë fjetur mesatarisht 15 minuta më shumë se ata që kishin notën “B” (4), të cilët dolën se kanë fjetur gjumë 15 minuta më shumë se ata të cilët kishin notën “C” (3), e kështu më radhë.

Mungesa e gjumit jo vetëm që e dëmton inteligjencën, por edhe e zvogëlon kontrollin e impulsit. Një mekanizëm më ndryshe i bën fëmijët që të jenë të pavëmendshëm në klasë. Mungesa e gjumit molis aftësitë e trupit për të nxjerr glukozën nga sistemi i qarkullimit të gjakut.

Pa këtë sistem të energjisë themelore, një pjesë e trurit vuan më shumë se pjesa tjetër e mbetur, lëvozhga perballore e cila është përgjegjëse për atë që quhet “Funksionim Ekzekutiv.

“Në mesin e këtyre funksioneve ekzekutive ndodhet orkestrimi i mendimeve për të përmbushur një qëllim, parashikimi i rezultateve, dhe perceptimi i pasojave të veprimeve.

Ndaj, njerëzit e lodhur kanë vështirësi t’i kontrollojnë impulset, dhe qëllimet e tyre abstrakte. Një tru i lodhur edhe ngadalëson edhe i përsërit mendimet apo veprimet, ngulitet në një përgjigje të gabuar dhe nuk mund t’ia dalë të japë ndonjë zgjidhje më kreative, duke u kthyer vazhdimisht në të njëjtën përgjigje për të cilën e dinë që është e pasaktë.

Gjithashtu kur ne jemi të lodhur e kemi më të vështirë të jemi të lumtur, ndaj qëndroni pozitiv që të mbani mend aktivitetet pozitive dhe dobiprurëse.

Pin It