Ushtrimi fizik që lufton depresionin

Kërkimet shkencore tregojnë se aktivitetet fizike kontribuojnë për të lehtësuar simptomat e depresionit dhe ankthit. Vrapi është një nga aktivitetet që do të përmirësojnë aftësitë tuaja mendore dhe do t’ju bëjë më të buzëqeshur.

Vrapi

Ka një motiv përse mjekët vazhdojnë e përsërisin herë pas here që vrapi është një nga ushtrimet më të mira për shëndetin. Nëpërmjet tij digjen kalori, ulet dëshira e menjëhershme për të ngrënë dhe rreziku i sëmundjeve kardiake.

Për më tepër që pesë minuta vrap ditë për ditë, mund të na ndihmojnë që të jetoni më gjatë, sipas një kërkimi të bërë në vitin 2014. Por ka dëshmi që vrapi e përmirëson humorin në mënyra të ndryshme, sipas doktor Ben Michaelis. “Vrapimi provokon ndryshime që zgjasin, në neurotransmetuesit e humorit të mirë, si gjatë ashtu edhe pas stërvitjes’, shpjegon ai.

Gjithashtu stërvitjet e vazhdueshme të vrapit kanë në tru të njëjtin efekt si meditimi. Përfitimet mendore mund të jenë veçanërisht efikase për ata individë që kanë probleme me depresionin.

Në një studim të 2006, mjekët zbuluan se ushtrimet fizike kanë të njëjtin efekt si anti-depresantët. Veç kësaj, vrapi mund ta lehtësojë më pas gjumin dhe pushimin e trupit gjatë tij. Kjo i bën mirë trurit dhe përmirëson memorien, duke ulur shumë nivelin e stresit.

 

Pin It