Treni i padukshëm në Japoni

Japonia ështe vendi që padyshim sjell ndryshime në teknologji. Këtë rradhë do të sjellë trenat më të mahnitshëm të së ardhmes. E njohur për trenat plumb apo ndryshe “Maglev Line”, që prej 2 vitesh i ofrojnë udhëtarëve shërbim nëpër gjithë vendin, me një shpejtësi deri mbi 580 km/h, tashmë Seibu Railway Co po planifikon që të ndërtojë një tren që do të jetë virtualisht i padukshëm.

I dizenjuar nga arkitekti Kazuyo Sejima nga firma japoneze Sanaa, që sëfundmi u vlerësua me çmimin Pritzker, çmimi Nobel për Arkitekturën, treni nuk do të jetë totalisht i padukshëm, por super-reflektues.

Treni do të jetë i ndërtuar me pasqyra që do të bëjnë të mundur reflektimin e çdo objekti që e rrethon. Gjithashtu dizajni në fjalë do të mund të aplikohet edhe tek trenat ekzistues.

Treni i padukshëm pritet që të jetë gati në 2018 – ën dhe do të mbulojë mbi 178 kilometra nëpër Japoni.

 

Pin It