#UnëMbrojFëmijët

femijet

Nis fushata sensibilizuese për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtar. Tre muaj përpara Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorit, Ministria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me UNICEF (Organizata Ndërkombëtare për Kujdesin e Fëmijëve) dhe partnerë të tjerë kanë ndërmarrë një plan kombëtar mobilizimi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nën moton #UnëMbrojFëmijët. Ky slogan nuk është vetëm një hashtag, por një zotim, që e gjithë shoqëria jonë duhet të ndërmarrë për fëmijët. Është një informim dhe sensibilizim mbi abuzimin, shfrytëzimin dhe ndikimin që mund të shkaktojnë këto forma në rritjen dhe personalitetin e fëmijëve, por jo vetëm. Një tjetër objektiv që synohet të arrihet sivjet nga Ministria e Mirëqenies Sociale është ndryshimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor, që mbron të drejtat e fëmijëve, për të cilin kanë nisur edhe diskutimet e para mes grupeve të interesit.

Pin It