Vendet përrallore që shfaqen në filma

gaeta

Filmat më të mirë ofrojnë shpesh skena nga vende që duket sikur kanë dalë nga përrallat. Por këto pamje nuk janë thjesht rezultati i kameras dhe efekteve filmike. Ato ekzistojnë vërtet diku në tokë.

Artikulli i mëposhtëm na njeh me disa nga vendet më fantastike, ku janë xhiruar skenat e disa filmave të viteve të fundit.

Questi Giorni – Gaeta

Filmi “Këto Ditë” i Giuseppe Piçioni dhe Margherita Buy i zhvillon ngjarjet në provincën Gaeta në bregdetin e Mesdheut. Në këtë province ndërthuren mesjeta me tempujt dhe katedralet e saj me detin me rërë të bardhë të shkrifët, duke ofruar atmosferën ideale për një film kushtuar miqësisë.

“Këto ditë” është një rrëfim për shoqërine mes katër vajzave që jetojnë në një qytet të bukur dhe melankolik të Gaetës. Filmi do të shfaqet premirë në Festivalin e Venecias.
The-Revenant-Alberta-Canada

The Revenant- Kanada

Ky film është xhiruar në territorin e ashpër të Amerikës Veriore, kryesisht në Kanada , ku ekzistojnë vende në të cilat natyra vijon të sfidojë njeriun. “The Revenant”, i cili i dha çmimin Oscar Leonardo Di Caprios, na bën të mendojmë se ia vlen të ndërmarrësh disa pushime në këtë pjesë të Kanadasë, ku aventurat pasojnë njëra-tjetrën.

kili

Voyage of time – Kili

“Udhëtimi i kohës” është një film dokumentar që ofron pamje përrrallore nga vende të ndryshme të botës, veçanërisht nga Kili dhe vargmalet e Andeve. Filmi është cilësuar si kryevepra e regjisorit Terrence Malick, i cili po punon prej 40 vjetësh me këtë dokumentar.

Filmi ka si protagonist Brad Pitt dhe do të prezantohet për herë të parë në Festivalin e Venecias.

france

Les Beaux jours d’Aranjuez – Francë

“Ditë të bukura në Aranjuez është një film i xhiruar në fshatrat e Francës, nga ku vijnë pamje të pazakonta që të bëjnë të mendosh se koha ka ndaluar diku në epokën romantike.

marok


Inception – Marok

“Inception” sjell skena nga mrekullitë e panjohura afrikano-veriore, duke na shëtitur nëpër Marok dhe Tangeri. Po ashtu përmes tij njihem me rrugët antike të Medinës, viset e Japonisë, kalojmë në Mombasa dhe arrijmë në Paris.

 

 

Pin It