Sokol Dervishaj është Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës

Sokol Dervishaj do të jetë ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës, pas largimit të Edmond Haxhinastos nga ky post.

Kuvendi miratoi të enjten me 73 vota pro dekretin e Presidentit për Dervishajn, i cili më para ka kryer detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Dervishaj është njëherësh anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa më herët ka mbajtuar poste të ndryshme si zëvendësministër dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sokol Dervishaj do të zëvendësojë Edmond Haxhinaston, i cli dha dorëheqjen nga posti për t’iu dedikuar më shumë punës në strukturat brenda LSI-së.

Seanca e së enjtes miratoi edhe Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2016, si dhe Konventën “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Evropiane të Peizazheve”.

Pin It