Veprat e panjohura të Universitetit të Arteve, Isufi: Duhen analizuar dhe ekspozuar për publikun

MINOLTA DIGITAL CAMERA

Fondi i Fakultetit të Arteve të Bukura përmban vepra artistike të paekspozuara ose të ekspozuara shumë pak të cilat duhet të prezantohen për publikun artdashës. Bëhet fjalë për piktura, vizatime, skulptura, objekte qeramike dhe vepra artistike multimediale që iu përkasin të diplomuarve në Artet e Bukura.

Midis tyre ka edhe vepra që i takojne periudhës së regjimit komunist të cilat kanë nevojë të mbrohen dhe të studiohen për t’u parë në një kendvështrim tjetër.

Dekani i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, thotë se veprat duhet të ekspozohen dhe të interpretohen për të marrë vlerësimin e merituar. Sipas tij duhet krijuar mundësia që publiku të njihet me to, ndërsa ekspertët duhet të bëjnë analizën e duhur historike dhe artistike.

Pin It