Zona në Unazën e re në Kashar e në Farkë konsumojne uij të ndotur

download (2)

Zonat në Unazën e Re në Kashar, në Farkë, në zonën ndërtimore mbi Liqenin Artificial dhe Bashkitë  Kamëz  dhe Vore furnizohet me uji të pishëm të ndotur. Drejtoria e Shendetit Publik , Sektori i Higjenës Publike i është përgjigjur kërkesës zyrtare të Sperktum.al dhe në bazë të dokumentit të dërguar, zonat e mësipërme rezultojnë se frurnizohen me uji të ndotur me munges klori dhe me bakterje ndërsa më problematike shfaqej situata në Bashkinë Kamëz dhe Vorë.

Zona banimi me probleme në me furnizim ujë janë zonat ne Unazën e re dhe Komunen Kashar, në Komunën Farke, zona ndërtimore mbi liqenin artificial dhe Bashkite Kamez dhe Vore ku shpesh here kane pasur probleme me ndotjet, pasi paraqesin mangesi ne klorifikim te tij.

Përsa i përket ujësjellësave të Vorës dhe Kamezës kanë një përqindje të lartë të ndotjeve bakteriale nga pikat fundore. Për keto dy qytete duhet te intensifikohet puna dhe te kërkohet më shume jo vetëm në gjetjen e burimeve të tjera për shtimin e sasisë së ujit të pijshëm, por edhe në saktësinë dhe rregullshmërinë e klorifikimit të tij.

Sipas Gimjan Dokles i cili është përgjegjës për këtë sektor në Institutin e Shëndetit Publik për këto dy bashkitë duhet te intensifikohet puna dhe të kërkohet më shumë jo vetëm në gjetjen e burimeve të tjera për shtimin e sasisë së ujit të pijshëm, por edhe në saktësinë dhe rregullshmërinë e klorifikimit të tij.

Ndërsa i vetmi i cili ka uji të pijëshëm pa ndotje është ujësjellësi i Bovillës i cili furnizon rreth 65% të tiranës. Por kjo nuk është një shifër ekzakte sepse monitorimi i ujit bëhet në disa piaka të caktuara. Lind pyetja a është e mundur që uji të ndotet gjatë rrugës deri në mbërritjen në banesat e qytetarëve? Për këtë Spektrum.al ka dërguar një tjetër kërkesë zyrtare për informim në institucionin UKT dhe është në pritje të një përgjigjeje!

Instituti higjenës ngre shqetësimin se duhet ti kushtohet më shumë rëndësi klorinimit të rregullt në mënyrë automëtike dhe sigurimin e burimeve të ujit për furnizimit me uij të pijëshëm dhe të pandotur 24 orë në 24

Më poshtë do të gjeni dokumentin e plot në lidhje me përgjigjet e Institutit të Higjenës

Informacion mbi monitorimin analitik të cilësisë së ujit të pijshëm në Bashkinë Tiranë .

Drejtoria e Shendetit Publik , Sektori i Higjenës Publike  një nga detyrat funksionale të saj ka edhe kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm nëpërmjet laboratorëve fiziko-kimik e mikrobiologjik në zbatim të vendimit nr.145, datë 26.02.1998 të Këshillit të Ministrave “Për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm”.

 

  1. Si monitorohet uji i pijeshem.

Sektori i Higjenes Publike,  monitoron  me laboratoret e saj Fiziko-Kimik dhe Bakteriologjik rreth  900 mostra uji ne muaj ( per treguesit shqisore, fiziko-kimik, klor mbetes, lende pezull, nitrite, nitrate, amonjak etj. si dhe 900 analiza bakteriologjik Coliforme total, E.Coli dhe St.Fecal) :

 

  • Sektori i Higjenës Publike çdo ditë monitoron në mënyre analitike 31 pika kontrolli në qytetin e Tiranës (pika te percaktuara me marveshje mes M.Sh.; I.SH.P. dhe U.K.T), një herë dy javë monitoruar 17 depot dhe pus-shpimet e qytetit duke përfshirë dhe Impiantin e Bovillës. Gjithashtu nje here ne jave 5 pika kontrolli ne qytetin Kamez dhe 3 pika kontrolli ne qytetin Vore.

 

  • Depot dhe puscpimet e ujit qe  furnizojne qytetet Tirane,  Kamez dhe Vore monitorohen  nepermjet analizave fiziko kimike e bakteriologjike dy here ne muaj.

 

  • Monitorimii i cilesise se ujit, ne rastet e raportimeve nga Shërbimet e Epidemiologjisë të cilat nepermjet sistemit Alert ne bashkëpunim me Qendrat Shëndetësore dhe Shërbimet e Urgjencës bejne evidentimin dhe kontrollin në kohë të rasteve dhe shpërthimeve të mundëshme te intoksikacioneve apo epidemive , sidomos ato me natyrë hidrike.

 

  • Ankesat e qytetareve në lidhje me ndotjen e ujit brenda 24 oreve.

 

  1. Situata e e cilësisë së ujit të pijshëm në Rrethin Tiranë nga monitorimi për vitin 2015.

 

  • Ujesjellesi Boville, furnizon mbi 65% te popullsise Tirane, gjate gjithe kohes dergon ujë të pijshëm pa ndotje bakteriale dhe rregullisht te klorinuar.

 

  • Klori mbetës përgjithësisht ka qenë i pranishëm në ujin e pijshëm brenda normave të lejuara në shifrat 03 – 03 mg/l.

 

  • Nga monitorimi në pikat e kontrollit në veqanti  në qytetin e Tiranës, ka një trend ulje të rasteve të monitoruara me ndotje për vitin 2016, kjo situatë ka  ardhur edhe për shkak të;
  • përmirësimit të mjaft linjave të shpëndarjes së ujit të pijshëm,
  • përmirësimit të sistemit të klorinimit të ujit të pijshëm në depo, (automatizimi i proçesit)

 

  • Zona banimi me probleme në me furnizim ujë janë zonat ne Unazën e re dhe Komunen Kashar, në Komunën Farke, zona ndërtimore mbi liqenin artificial dhe Bashkite  Kamez  dhe Vore ku shpesh here kane pasur probleme me ndotjet, pasi paraqesin mangesi ne klorifikim te tij.

 

  • Përsa i përket ujësjellësave të Vorës dhe Kamezës kanë një përqindje të lartë të ndotjeve bakteriale nga pikat fundore. Për keto dy qytete duhet te intensifikohet puna dhe te kërkohet më shume jo vetëm në gjetjen e burimeve të tjera për shtimin e sasisë së ujit të pijshëm, por edhe në saktësinë dhe rregullshmërinë e klorifikimit të tij.

 

Ujësjellësat  e zonave rurale  të cilat administroheshin nga vetë komunat, (akoma ka problem ne percaktimin ligjor te autoritetit pergjegjes per fornizimin me uje te popullates se ketyre zonave),   nga monitorimi paraqesin mjaft probleme higjeno-sanitare, ata  për mungesë fondesh  klorinohen spontanisht.

Pin It