Eksperti i ekonomisë Preçi: Ngërçi ekonomik zgjidhet duke rritur mundësitë për të shpenzuar

12112232_10207925491804339_9077276364127957026_n

Eksperti i ekonomisë Dr. Zef Preçi mendon se ngërçi ekonomik në vend e ka një zgjidhje. Në një analizë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Preçi shprehet se ngërçi vjen nga niveli i ulët i pagave që nuk të lejon të kursesh dhe të shpenzosh në të njëjtën kohë.

“…Nga pikëpamja e të ardhurave, masa e gjerë nuk ka shumë mundësi kursimi. Po të shtojmë këtu edhe rënien e remitancave, një burim që krijonte mundësi kursimi për njerëzit, grupi i njerëzve potencialisht i aftë për të kursyer mbetet jo dominues,” shkruan ai.

Por sipas tij njerëzit priren të kursejnë pavarësisht mundësive që kanë për ta bërë një gjë të tillë. Kjo çon në uljen e mëtejshme të shpenzimeve dhe të konsumit.

Në këtë situatë Preçi e sheh zgjidhjen tek ulja e normës së interesit nga Banka Shqiptare në mënyrë që individët të konsumojnë më shumë. Po ashtu ai mendon se ngërçi disavjeçar në kërkesën e kredisë, pavarësisht nevojës së bizneseve për financim, është reflektues i politikave monetare jo të duhura.

“Raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se kredia për bizneset e mëdha është në rënie. Ka një rritje të vogël te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Edhe kredia për individët është në rënie”, shkruan Zef Preçi në analizën e tij.

Pra rritja e pagave dhe financimit të bizneseve do të rriste shpenzimet dhe do të vinte në lëvizje ekonominë shqiptare.

Sipas studiuesit të makro-ekonomisë, mungesa e harmonizimit të politikave ekonomike e fiskale të qeverisë me politikat monetare të Bankës Qëndrore ka sjellë thellimin e polarizimit social, ngërçit ekonomik dhe stanjacionit në financimin e biznesit,gjë që e mban vendin gjithnjë në rrezikun e përhershëm të deflacionit.

Pin It