20 veprime të thjeshta që ndihmojnë për të patur një jetë të mrekullueshme

Aristoteli thoshte se se ne jemi ato çfarë bëjmë në mënyrë të përsëritur. Suksesi dhe lumturia janë kryesisht rezultat i praktikimit të vazhdueshëm të disa sjelljeve të mira.

Veprimet më të rëndësishme janë shpesh të thjeshta dhe ndikojnë jetën tuaj në mënyrë efektive.

  1. Bëni disa ushtrime fizike çdo mëngjes pas zgjimit

Pak minuta ushtrime fizike pas zgjimit ndihmojnë të zgjoheni me energji, pa humbur shumë kohë në palestër, si dhe të ruani një formë të mirë të trupit.

  1. Çdo mbrëmje bëni listën e gjërave që duhet të bëni të nesërmen, dhe më pas mos e mbani mendjen aty

Është vështirë të shijosh mbrëmjen kur mendon për ditën e nesërme. Po ashtu është e vështirë të kesh një të nesërme produktive pa plane. Kështu që bëni listën e objektivave të nesërme dhe më pas lëreni mënjanë, mos mendoni më për to dhe përqendrohuni tek mbrëmja.

  1. Sa herë që hyni në facebook dërgojini një mesazh dikujt që keni kohë pa folur

Kjo ju ndihmon të ruani kontaktet me miqtë e vjetër, duke i kujtuar ata herë pas here pa lejuar distancën të hyjë mes jush.

  1. Bëni në fillim të ditës gjërat më të lehta

Niseni aktivitetin nga punët më të thjeshta, që kërkojnë më pak kohë dhe përkushtim. Kështu do të ndiheni më të lehtësuar dhe fokusoheni më mirë tek objektivat madhore të ditës.

  1. Dilni dhe merrni rreze dielli çdo mëngjes sa më herët

Lëvizja, drita dhe ajri i pastër janë kombinimi i duhur për ta nisur ditën të çlodhur dhe për të vendosur ritmin e duhur për orët në vijim.

  1. Sa herë që dikush ju thotë diçka që ju trishton, prisni disa minuta para se të përgjigjeni

Me shumë mundësi disa minuta më vonë nuk do ju interesojë më ajo që ju zemëronte pak më parë. Kështu që për qetësinë tuaj shpirtërore nuk ia vlen të nisni një debat të panevojshëm. Nëse e praktikoni disa herë këtë, pas disa kohësh do vini re që ju është ulur niveli i agresivitetit.

  1. Kur dalloni tek të tjerët diçka që nuk ju pëlqen, pyesni veten a e keni edhe ju atë cilësi

Fokusimi tek të metat e të tjerëve mund të shndërrohet në një gjë pozitive nëse përdoret si një rast për të marrë veten në pyetje nëse edhe ju i kini ato cilësi negative.

  1. Parashikoni më të keqen dhe bëni një plan se si do veproni në ate rast

Frikërat tona janë më të mëdha kur nuk ballafaqohemi me to. Sapo i emërtojmë frikërat fillojnë të zbehen dhe është më e lehtë të mposhten.

  1. Kur takoni njerëz të rinj, mbani qëndrimin “shpresoj të më pëlqesh”

Në vend të pritshmërisë për t’iu pëlqyer të tjerëve, ndërtoni ju disa qëndrime pozitive për njerëzit e rinj që takoni. Kjo do ju ndihmojë të shihni cilësitë e tyre pozitive.

  1. Vishuni si personi që do donit të ishit

Veshja nuk përcakton vetëm se si të tjerët ju shohin, por mbi të gjitha si e shihni ju veten, si veproni dhe si flisni. Kështu që zgjidhni gjithnjë veshjen që tregon më të mirën e karakterit tuaj, jo të fizikut.

  1. Pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë

Shumica e njerëzve sëmuren nga dehidratimi, mos u bëni një prej tyre.

  1. Hani perimet para ushqimeve të tjera

Perimet janë grupi i ushqimeve që njerëzit konsumojnë më pak dhe nuk janë të vetëdijshëm për vlerat ushqyese që humbin. Nëse ngopeni fillimisht me perime, mund të pakësoni sasinë e ushqimeve më pak të shëndetshme që merrni.

  1. Meditoni 2-3 minuta çdo ditë

Dy minuta meditim çdo ditë ju bëjnë një njeri më të qetë, më të lumtur dhe më pak egoist. E rëndësishme është të jetë e përditshme, nuk është nevoja të ketë një kohëzgjatje të madhe. Vazhdimësia mund intensitetin.

  1. Në punë praktikoni teknikën pomodoro

Punoni 20-30 minuta, pastaj bëni një pushim të shkurtër 5-10 minuta. Përsëriteni këtë disa herë, më pas bëni një pushim të gjatë 30 min. Në këtë mënyrë do të humbni më pak kohë sepse koha që do kaloni duke punuar do jetë më produktive.

  1. Përcaktoni rrethet miqësore si në listat e facëbook

Më shumë kohë për miqtë e ngushtë dhe më pak vëmendje ndaj personave që nuk kanë rëndësi në jetën tuaj. Kjo ndihmon të ndërtoni miqësi të mira dhe të mos shqetësoheni për praninë e disa personave jo fort të dëshiruar në jetën tuaj.

  1. Shprehni vlerësimet sa herë mundeni

Mos i kurseni vlerësimet për mundin e të tjerëve në punë.  Një gjë e tillë nuk ju dëmton aspak, për më tepër të tjerët do e mbajnë mend dhe do ndërtojnë një sjellje me konsideratë ndaj jush.

  1. Në grup sigurohuni që të dëgjohen mendimet e të gjithëve

Disa njerëz do e thonë me patjetër mendimin e tyre. Të tjerë nuk flasin, përveçse nëse i pyesni. Bëhuni personi që sigurohet që të dëgjohet zëri i kujtdo.

  1. Kërko lajme të mira

Nëse bazoheni tek lajmet do ju duket sikur bota po shembet. Krimi dhe negativiteti mbulojnë shumicën e edicioneve dhe lajmeve të tjera. Kërkoni pak pozivitet për veten, lexoni histori pozitive, media që zbusin negativitetin e medias në përgjithësi.

  1. Kërkoni cilësinë më të mirë tek çdokush

Nëse kërkoni një arsye për ta urryer dikë, do e gjeni. Nëse kërkoni arsye për ta dashur, atë do të gjeni. Zgjedhja është e juaja.

  1. Përftoni gjestet e një individi të lumtur dhe plot vetëbesim

Kontrolloni gjuhën e trupit tuaj në të njëjtën linjë me mendjen. Qëndroni drejtë dhe do ndiheni më me besim. Mbështetuni dhe do ndiheni të qetë. Buzëqeshni dhe do ndjeheni më të lumtur.

 

Pin It