Çmimet e produkteve bujqësore të ulëta, fermerët i drejtohen eksporteve

bujqesi

Eksportet bujqësore “made in Albania” po zgjerojnë hartën e vendeve të rajonit për një fitim më të mirë. Ministria e Bujqësisë thotë se një gjë e tillë ndikohet nga çmimet e ulëta të produkteve bujqësore në tregun shqiptar.

Produktet bujqësore në Shqipëri janë më të lira se ato në vendet e rajonit. Çmimet e këtyre artikujve në vendin tonë i nxisin fermerët t’i eksportojnë ato në vendet e rajonit, ku mund t’i shesin më shtrenjtë.

Nga ana tjetër, sipas ekspertëve të bujqësisë, një gjë e tillë është reflektuar edhe në një rritje të lehtë të çmimeve në tregun vendas. Por Ministria e Bujqësisë e sheh si pozitive rritjen e të ardhurave të fermerëve dhe shtrirjen e tyre në tregun rajonal.

Pin It