Në seancën e së enjtes, 6 tetor, Kuvendi i Shqipërisë do të votojë edhe për referendumin për ligjin për importin e mbetjeve. Konferenca e Kryetarëve e mbajtur paraditen e sotme pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për të votuar për referendum.
Gjatë debatit të zhvilluar në seancën parlamentare deputeti demokrat, Eduard Halimi, tha se opozita kërkon që të vendosë sovrani-populli për çështjen e mbetjeve.
“Çështja është e një rëndësie të madhe dhe jetike për njerëzit. Qytetarët duhet të shohin sot nëse kjo ngrehinë është simbol i demokracisë. Ne depozituam kërkesën për referendum, por Konferenca e Kryetarëve nuk arriti të merrte një vendim sot”, u shpreh Halimi.
Një javë më parë opozita dorëzoi në parlament kërkesën për referendum, ku kërkohet që të shfuqizohet ligji i ndryshuar “për menazhimin e integruar të mbetjeve”, i miratuar më 22 shtator vetëm me votat e mazhorancës së majtë.