Kosovë, protestë kundër dënimit të komandantëve të UÇK-së

uck-proteste

Ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetës të organizuar në organizata të ndryshme do të protestojnë të hënën në Drenas, Prishtinë, kundra dënimit të komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së.

Ata shprehen të pakënaqur ndaj këtyre dënimeve dhe mendojnë se ato ulin vlerën e luftës dhe nënçmojnë sakrificën e të rënëve për liri.

Në njoftimin e tyre për mediat thuhet se protesta synon të mbrojë amanetin e dëshmorëve dhe gjakun e derdhur për liri.

“Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri”, thuhet në ftesën e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

 

Pin It