Pavarësisht së golin e parë e shënoi Espanyoli, Barcelona ka dhuruar spektakël duke fituar me rezultatin 4-1, ndeshje kjo e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.
Padyshim ylli i mbrëmjes ishte Messi me dy gola dhe dy asist. Goli i dytë i tij ishte një eurogol realizuar nga goditja e denimit.
Goli i tretë për Barcelonën u shënua nga Pique ndërsa i katërti nga Neymar.
Golin e vetëm për Espanyol e shënoi Caicedo.