Presidenti Nishani në Samitin e 7-të të Bosforit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll në datat 29 nëntor-1 dhjetor.

Në samit do të marrin pjesë rreth 7.500 biznesmenë nga 70 vende të ndryshme, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën, Republikat Turke dhe shtetet e Ballkanit. Ndërsa Presidenti Nishani dhe Presidenti i Qipros Veriore, Mustafa Akıncı, janë ndër të ftuarit e këtij samiti.

Samiti ka si temë qendrore “të ardhmen globale – objektivat globale” dhe do të trajtojë një sërë problematikash nga çështjet e mbrojtjes dhe financave, tek industria sportive dhe teknologjia.

Themeluesi i Platformës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Cengiz Özgendil, tha:

“Ne do të trajtojmë të ardhmen tonë globale dhe rrjedhën e 50 viteve të ardhshme. Këtë vit, pika jonë qendrore do të jetë Arabia Saudite, e cila kohët e fundit filloi duke i dhënë rëndësi investimeve në sektorin privat.”

Samiti zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, i cili do të mbajë edhe fjalën përshëndetëse.

 

Pin It