Vasquez: Në “Camp Nou” triumfon Reali

lucasvasques

Anësori spanjoll, Lucas Vasquez, i cili me shumë mundësi do të startojë në vend të të lënduarit Gareth Bale, shpreson në rezultat pozitiv ndaj Barcelonës.

“Do të shkojmë në “Camp Nou” për të marrë tri pikë”, kështu ka thënë anësori Lucas Vasquez.

Ai ka thënë se kjo ndeshje nuk vendos asgjë sa i përket titullit, por që do të krijonin një diferencë të madhe me rivalin kryesor.

“Shkojmë në “El Clasico” në një formë shumë të mirë, jemi liderët e la Ligës”, tha fillimisht Vazquez.

“Nëse fitojmë, do të jetë një hap i madh drejt titullit, por deri në fund ka edhe shumë ndeshje, pavarësisht rezultatit në ‘Camp Nou’”, ka shtua spanjolli.

Pin It