Ekip I Fiorentinës ka pësuar humbje në shtëpinë e saj ndaj Lazios me rezultatin 1-3.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, me gol të shënuar nga Keita.
Ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes shënohen plot 3 gola.
Fillimisht shënon Lazio me anë të Milinkovic. Më pas Fiorentina ngushton rezultatin me Rancaglia por Lazio shënon një tjetër gol me anë të Anderson.
Fiorentina mban vendin e tretë në tabelë me 38 oikë, ndërsa Lazio gjendet në vendin e nëntë me 27 pikë.