Saranda përjetoi dëborën e parë pas 32 vitesh. Mëngjesin e se martës qyteti u zgjua i mbuluar nga një shtresë dëbore, një fenomen i rrallë për banorët. Për herë të fundit Saranda ka përjetuar reshje bore në vitin 1985.
Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë reshje bore edhe në qytete të tjera bregdetare dhe në zonat e ulëta, si në Durrës, Tiranë e Lushnje.
Reshjet e dëborës në qytetin bregdetar kanë nisur rreth orës 07:00 dhe kanë përfshirë edhe Delvinën e Konispolin.