Përkeqësohet shëndeti i shkrimtarit Dritëro Agolli, i shtruar në Sanatorium

20141014095450616646

Gjendja shëndetësore e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit. Mësohet se shkrimtari ka pasur komplikacione të theksuara shëndetësore dhe për këtë shkak është shtruar në spitalin e Sanatoriumit 3 ditë më parë. Agolli ka pasur vështirësi në frymëmarrje, çka ka bërë që të dërgohet me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shkrimtari Dritëro Agolli, 85 vjeç, vuan prej një kohe të gjatë nga shëndeti i dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen në rrugë artificiale.

Pin It