Prioritet futbolli, Kina planifikon hapjen e 50.000 shkollave për zbulimin e talenteve

xcvbfjh-300x200

Kina planifikon hapjen e 50.000 shkollave të futbollit deri në vitin 2025, si pjesë e përpjekjeve gjigante për t’u shndërruar në lidere botërore edhe në këtë sport, njoftoi sot media shtetërore kineze.

Ministria kineze e Arsimit tha me anë të një deklarate se, fillimisht, hapja e 20 000 shkollave ishte planifikuar deri në vitin 2020, por theksoi se ajo kërkon ta arrijë një synim të tillë që këtë vit.

“Çdo shkollë mund të trajnojë mesatarisht 1.000 nxënës, pra kërkojmë krijimin e të paktën 50 milionë futbollistëve”, deklaroi Wang Dengfeng, zëvendëspresident i Federatës Kineze të Futbollit për gazetën shtretërore ”People’s Daily”.

“Kjo është një rrugë e sigurtë për seleksionimin e talenteve. Përmirësimi i futbollit kinez nuk është më një ëndërr”, theksoi ai.

Aktualisht, Kina ka 13.381 shkolla futbolli.

Ngritja e nivelit të futbollit në Kinë ka qenë ambicie e presidentit Xi Jinping.

Sidoqoftë, ekipi kombëtar kinez i futbollit ka pak gjasa për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Megjithatë, klubet kineze kanë marrë në kampionatin e tyre futbollistë të njohur si Axel Witsel, Carlos Tevez dhe Oscar.

Pin It