Nëntë këshilla të shkurtra si të jeni të kënaqur nga jeta

Veprimet, mendimet,  mënyra si zgjidhni të përballeni me ngjarjet janë ato që përcaktojnë përvojën tuaj. Të gjitha këto  shkaktojnë kënaqësi ose jo. Qëndrimi juaj dhe shprehitë tuaja, janë çështje mbi të cilat mund dhe duhet të ushtroni kontroll të plotë.Më poshtë do të lexoni disa këshilla të shkurtra si të fitoni kënaqësi nga jeta.

1.Jini të ndershëm me veten.
2.Në vend që të ankoheni bëni diçka konkrete për të përmirësuar gjendjen e gjërave.

3.Mundohuni të bëni jetën tuaj më të lehtë, duke u përpjekur të përcaktoni prioritetet e përditshme në të cilat të përqëndrohen të gjitha energjitë tuaja.

4.Mësoni të komunikoni me të tjerët, në mënyrë që konfliktet e panevojshme dhe keqkuptimet të mund të minimizohen.

5.Përpiquni të jeni autentik në marrëdhënie me të tjerët.

6.Hiqni maskat, prezantoni veten me dobësitë dhe pikat e forta.

7.Mbani mend, ju nuk keni nevojë për atë që të tjerët mendojnë për ju. Ju jeni një person i veçantë apo i shkëlqyer dhe vetëm ju e dini.

8.Thuaj “Ndal!” kur trupi dhe mendja janë zhytur plotësisht nga stresi dhe konfuzioni.

9.Mos bëni gabim të shoqëroni lumturinë me përsosmërinë sepse do të zhgënjeheni. Për të kapërcyer këtë zakon jofunksional thjesht njihni vlerën e vërtetë të gjërave që ju bëni, duke pranuar një “mirë” si një rezultat të kënaqshëm.

Revista Psikologjia

Pin It