Francë: Hapet rruga e parë në botë me panele diellore

 

 

Franca ka hapur atë që mund të quhet rruga e parë me panele diellore. Segmenti është 1 km gjatësi lineare në një fashat të vogël, të quajtur Tourouvre-au-Perche, Normandie dhe ka një total prej 2800 metra katrorë, të paneleve gjeneruese të energjisë elektrike.

Ky projekt ka kushtuar 5 milionë euro dhe do të përdoret nga rreth 2 mijë shoferë në ditë, për një periudhë 2 vjeçare testimi. Do të shihet nëse ky segment do të prodhojë mjaftueshëm energji për ndriçimin rrugor të fshatit me 3400 banorë.

Në vitin 2014 në një zonë të Holandës u hap një  rrugë me panele diellore dhe pavarësisht problemeve ka gjeneruar rreth 3,000kwh energji, mjaftueshëm për të përballuar nevojat e një familje mesatare për gjatë një vitit.

Normandia nuk njihet për ditët e saj me diell, Caen, kryeqyteti politik në rajon gëzon vetëm 44 ditë me diell të fortë përgjatë një viti nga 170 që gëzon Marseja.

Ministrja e ekologjisë në Francë Ségolène Royal tha se se do të donte të shihte panele diellore të instaluara një në çdo 1,000 kilometra të autostradës franceze. Franca ka një total prej 1 milion km rrugë, por panelet e vendosura në sipërfaqe të sheshta, rezulton se janë më pak efikase se ato të instaluara në zonat e pjerrëta, të tilla si kulmet.

Kompania shpreson që të ulë kostot e prodhimit të paneleve diellore dhe që ka rreth 100 projekte të tjera për rrugë me panele diellore, gjysmat në Francë dhe gjysmat jashtë shtetit.

Pin It