Schulz: ” Efektet e fundit të Schengenit do të ishin katastrofikë për Europën “

martin-678x420

Pezullimi i lëvizjes pa kontrolle brenda vendeve të Bashkimit Evropian sa vjen dhe po merret më shumë në konsideratë, për shkak se vendet anëtare nuk janë në gjendje të kontrollojnë fluksin e emigrantëve.

Efektet e fundit të Schengenit do të ishin katastrofikë për Europën, ka deklaruar presidenti i Parlamentit Evropian, Marin Schulz.

“Mua më duket se shumë prej atyre që këto ditë bëjnë thirrje për mbylljen e kufijve, duke varrosur kështu Schengenin, nuk munden apo nuk duan të shohin se efektet do të ishin katastrofike”, ka thënë Schulz.

Pak ditë më parë,  presidenti i KE, Jean Claude Juncker shpjegoi lidhjen mes zhvillimit ekonomik e punësimit dhe Schengenit, ngjashëm me deklaratën e fundit të Schulz.

“Schengen është një prej arritjeve më të mëdha të procesit të integrimit europian. Pa Schengen, pa lëvizjen e lirë të punëtorëve, pa lirinë e qytetarëve europianë për të udhëtuar, euro nuk ka kuptim. Ngjashëm qëndron lidhja mes Schengen, lëvizjes së lirë dhe tregut unik. Më pak Schengen do të thotë më pak punësim e më pak zhvillim ekonomik”, deklaroi Juncker.

Pin It