Përballjet e mbetura dhe klasifikimi i deritanishëm i grupeve Champions

Manchester United ngjitet në vendin e parë me 15 pikë në grupin A pas përmbysjes së rezultatit ndaj Baselit nga 0:1 në 2:1.

Ndërsa në grupin B, edhe pse sfidën e djeshme e humbën me rezultat 3:1 në favor të bavarezëve, PSG mbetet në vend të parë në këtë grup me pikë të barabarta ndaj Bayern-it për arsye të golavarazhit të një ndeshjeje më parë.

Grupi C ishte pikërisht ai që solli surprizën e sfidave të djeshme ku Roma përfiton nga barazimi 1:1 i Chelseas ndaj Atletikos së Madridit për të zënë vendin e parë në këtë grup me një fitore ndaj Qarabagut.

Së fundmi, nga grupi D janë pikërisht rivalët e kahershëm në këtë kompeticion Barcelona dhe Juventus të cilët kualifikohen në fazën tjetër të Champions, me blaugranët në vend të parë me 14 pikë.

Ndërsa mbrëmja e sotme do të sjellë për të gjithë futbolldashësit përballjet e grupeve të mbetura në këtë fazë.

Në grupin E, Liverpool pret në shtëpi Spartakun e Moskës ndërsa Maribor përballet me Sevilla-n.

Në grupin F përballen Feneyord – Napoli dhe Shakhtar Donetsk – Manchester City.

Vijojmë më tej me grupin G, ku FC Porto pret Monacon në shhtëpi ndërsa Beshiktashi viziton RB Lipzig.

Së fundmi, në gurpin H, ku do të kemi edhe përballjet më të forta të mbrëmjes Real Madrid pret Borussia Dortmund në Santiago Bernabeu, ndërsa Tottenham Hotspur viziton APOEL-in.

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme, ekipiet e kualifikuara do tu bashkëngjiten atyre të kualifikuar tashmë në fazën me eliminim direkt.

    

 

Pin It