Ministria e Kulturës, në vijueshmëri të politikave mbështetëse në fushën e letrave, ka shpallur listën e fituesve të Fondit të Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj për vitin 2018.
Fondi për Përkthimin nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, i themeluar në vitin 2015, dëshmon në të tretin vit për vëmendjen e Ministrisë së Kulturës në promovimin dhe mbështetjen e përkthimit të letërisës shqipe në gjuhë të huaj.
Gjatë këtyre viteve janë mbështetur 11 përkthime të veprave të autorëve të rëndësishëm të letrave shqipe si: Fatos Kongoli, Luljeta Lleshanaku, Bashkim Shehu, Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Ardian Vehbiu, Mira Meksi, e të tjerë.
Fondi për Përkthimin nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj shërben gjithashtu për mbështetjen e përkthyesve të huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, për nxitjen e interesit të tyre për letërsinë shqipe dhe për lehtësimin e kostove të botimit të shtëpive të huaja botuese.
Gjatë këtyre tre viteve janë vënë në dukje dhe vlerësuar për bashkëpunimin përkthyesit e huaj si Esperanza Roces Gonzales, Evelyne Noygues, Caterina Zuccaro, Lucia Paprckova, Anna Couthures, Valentina Notaro, etj.
Përmes këtij Fondi Ministria e Kulturës kujdeset gjithashtu për të vendosur standardin e respektimit të së drejtës së autorit si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur.
Nga 10 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 6 prej tyre të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit dhe vlerësimit nga kolegjiumi i ngritur për shqyrtimin e dosjeve.
Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.
Fituesit janë si më poshtë:
- Shtëpia Botuese: Rubettino Editore
Titulli i librit: “Kinostudioja “Shqipëria e Vjetër” ;
Autori: Gëzim Qëndro
Përkthyesi: Caterina Zuccaro
- Shtëpia Botuese: Besa Editrice
Titulli i librit: “Piramida e shpirtrave”
Autori: Virgjil Muçi
Përkthyesi: Ada Prizreni
3 Shtëpia Botuese: Edizioni Controluce
Titulli i librit: “Në botën e arbëreshëve të Italisë”
Autori: Eqrem Çabej
Përkthyesi: Silvia Storti
- Shtëpia Botuese: Rubettino Editore
Titulli i librit: “Loja, shembja e qiellit”
Autori: Bashkim Shehu
Përkthyesi: Paolo Rago
- Shtëpia Botuese: Plethora Editions
Titulli i librit: “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”
Autori: Jeton Neziraj
Përkthyesi: Eleana Zhako
- Shtëpia Botuese: Salento Books
Titulli i librit: “Qyteti plak”
Autori: Saimir Muzhaka
Përkthyesi: Valentina Notar
Ata