“Nëse një musliman mbjell një pemë apo hedh një farë, dhe pastaj një zog, njeri apo kafshë ushqehet me të, kjo për të konsiderohet si bamirësi (sadaka).” [Buhariu]
Profeti Muhamed a.s, po kalonte pranë një shoku, Sadit, ndërsa ai po merrte abdes pranë një lumi. Profeti i tha: “Sad, ç’është ky shpërdorim?” Sadi iu përgjigj: “A ka vend për shpërdorim edhe kur merr abdes?” Profeti a.s tha: “Po, edhe nëse gjendesh në bregun e lumit.” [Ibn Maxheh]
Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, është një nga të paktët, në mos i vetmi, që arriti sukseses të prekshëm jo thjesht duke përcjellë mësime verbale, por duke aplikuar me përpikmëri parimet islame të mirëqenies ekologjike.
Profeti Muhamed (s.a.s), i mësonte njerëzit të jetonin me modesti dhe të konsumonin aq sa u nevojitej, të mbronin jetën e kafshëve dhe të bimëve, dhe të adhuronin Allahun duke u treguar të mëshirshëm me krijesat e tij. Ajo që i dallon këshillat e Profetit a.s është lidhja mes praktikave etike dhe ndikimit të tyre në botën e përtejme pas vdekjes, çka përbën një motivim të madh për muslimanët që të kujdesen për tokën dhe burimet e saj.