Hidrocentralet private do t’ia shesin energjinë drejtpërdrejt OSHEE-së, jo më KESH-it

energjia-elektrike-1

Hidrocentralet private të dhëna me koncesion do t’ia shein energjinë elektrike drejtpërdrejt operatorit të shpërndarjes OSHEE dhe jo më KESH-it siç veprohej më parë. Enti Rregullator i Energjisë mori një vendim të tillë për të anashkaluar kostot që shkaktohen nga shitja fillmisht tek KESH, pastaj tek OSHEE dhe në fund tek konsumatorët.

OSHEE duhet të nënshkruajë një kontratë për blerjen e Energjisë Elektrike me Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike, ndërsa ERE do të përcaktojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike për prodhuesit.

Punonjësi i impiantit përkatës detyrohet sipas kontratës t’i tregojë përfaqësuesit të OSHEE-së regjistrin e leximit të matësit dhe t’i ofrojë mundësinë e kontrollit të Sistemit të Matjes. Kontrata është e vlefshme për 15 vjet.

Pin It