Alban Meha kthehet në stërvitje

konyasporda_alban_mehanin_sakatligindaki_son_durumVN

Alban Meha i është rikthyer fushës së stërvitjes pas një lëndimi që e lë jashtë për një kohë të gjatë.

Ai ka qenë i pranishëm në kampin stërvitor në Antalia. Seance e parë për vitin 2016 u zhvillua nën reshje të dendura shiu.

Meha mungonte prej disa javësh, pas një dëmtimi. Mesfushori është një nga më të mirët e Konyasporit ku në 13 takime ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asistime.

29-vjeçari u transferua këtë verë në kampionatin turk, pas një përvoje të gjatë në atë gjerman.

Forma e mirë që po kalon e kthen në një kandidat për të qenë pjesë e Kombëtares, që do të debutojë këtë verë në Kampionatin Evropian në Francë.

Pin It