Chelsea kërkon Marquinhos nga PSG

marquinhos

Chelsea është vënë seriozisht pas mbrojtësit të Paris Saint-Germainit, Marquinhos.

21-vjeçari konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të rinj në botë dhe duke parë minutat e pakët te klubi francez ai dëshiron largimin.

Sipas Evening Standard, Chelsea janë të etur për të përforcuar mbrojtjen dhe Marquinho shikohet si zëvendësues i John Stones.

Blues kanë përgatitur një ofertë prej 31 milionë funtesh, por me shumë mundësi ky transferim do të ndodh gjatë verës, pasi PSG nuk është e interesuar ta shes ata gjatë janarit.

Për lojtarin interesim ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.

 

Pin It