Felipe Anderson pothuajse është i United

filipe

Me shumë mundësi transferimi i parë i Manchester Unitedit gjatë janarit do të jetë anësori i Lazios, Felipe Anderson.

Sipas Daily Express, Anderson do të kalojë të Djajtë e Kuq për 35 milionë euro dhe zyrtarizimi do të vijë gjatë javës.

Ky transferim ka ardhur si kërkesë e trajnerit Louis van Gaal, pasi ai e shikon brazilianin si të nevojshëm për skemat e tij.

Sipas burimit të lartpërmendur 30 milionë do të paguhen tek klubi italian, kurse pesë të tjera do të jenë bonuese.

22-vjeçari ka shënuar 14 gola në 61 paraqitje për Lazion.

Pin It