Barcelona shkatërron Bilbaon (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=9atUMucKiM4

Barcelona ka fituar takimin e 19-të të La Ligës spanjolle.

Katalonasit para shikuesve të vetë në stadiumin Nou Camp triumfuan kundër Atletic Bilbaos me rezultat 6-0, në saje të golave të hat-trick të Luis Suarezit, Lionnel Messit, Rakitic dhe Neymar.

Barcelona ka kaluar në epërsi përmes pikës së bardhë. Lionnel Messi ka konkretizuar një penalti në minutën e tretë të ndeshjes.

Autori i golit të dytë ishte braziliani, Neymar, i cili në minutën e 31-të të takimit shenoi me parabël pas një pasimi të saktë të marrë nga Luis Suarez.

Ky i fundit realizoi golin e tretë të Barcës me të filluar pjesa e dytë, ndërsa asistues tani ishte braziliani, Neymar.

Por, kampioni spanjoll nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe tre gola. Fillimisht, golashënues ishte mesfushori kroat, Ivan Rakitic, i cili shënoi në minutën e 62-të takimit.

Luis Suarez shënoi edhe 2 gola duke kompletuar një het-trik  kundër Atletic Bilbaos.

FC+Barcelona+v+Athletic+Club+La+Liga+bimPEXqz6u2x

 

 

Pin It