Bayern Munichu mposht Darmstadtin

bayerni-vazhdon-me-fitore-video_hd

Bayern Munichu e ka mposhtur Darmstadtin në Alianz Arena me rezultat 3:1, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi, Thomas Muller

Ekipi i Pep Guardiolës nuk e nisi mirë ndeshjen, duke pësuar gol në minutën e 26’të nga Sandro Wagner, që shënoi për 1:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Por, bavarezët e nisën furishëm pjesën e dytë ku shënuan plot tre gola. Thomas Muller realizoi në minutën e 49’të dhe 71’të, goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm, derisa golin tjetër e shënoi sulmuesi Robert Lewandowski (84’).

Pin It