Barcelona fiton me vështirësi, +10 nga Reali (VIDEO)

fiton-barca-por-jo-aq-leht-euml-sa-pritej-video_hd

Barcelona ka marr tri pikë me shumë vështirësi si mysafirë i Las Palmas, të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1

Të gjitha golat ranë në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e gjashtë të takimit, shënuan mysafirët përmes Luis Suarezit, që për uruguajanin ishte goli i 25’të këtë edicion në La Liga.

Vendasit barazuan pas vetëm katër minutave. Ishte ish sulmuesi i Real Madridit, Willian Jose, ai që shënoi për 1:1 në minutën e 10’të të takimit.

Ishte Neymar që shënoi për 2:1, e që ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 63 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi e dhjetë më shumë se Reali. Por, skuadrat nga Madridi kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://www.youtube.com/watch?v=ez9tHq113bo

Pin It