PSG nuk njeh kundështarë, +27 nga vendi i dytë (VIDEO)

psg-2

Paris Saint-Germaini ka arritur fitoren e radhës në Ligue 1, këtë herë duke fituar ndaj Reims me rezultat 4-1.

PSG ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar edhe një herë se ata janë të pakonkurrencë në Francë.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 12-të nga mbrojtësi holandez, Gregory van der Wiel, pas një asistimi të bukur nga Zlatan Ibrahimovic.

Por, në minutën e 34 mysafirët shënuan golin e nderit me anë të Prince Oniangue.

Me këtë rezultat nuk u pajtuan Ibrahimovic (43’) dhe Edinson Cavani (45’) të cilët dërguan skuadrën e tyre në pushim me dy gola në epërsi.

Goli i vetëm në pjesën e dytë erdhi nga Ibra në minutën e 68-të.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë me 73 pikë, apo 27 pikë më shumë se Monaco në vendin e dytë. Ndërsa Remis vazhdon në vendin e 17-të me 29 pikë.

Ndeshja e ardhshme e parisienëve është ndaj Lyonit.

https://www.youtube.com/watch?v=83sO8aOCZnA

Pin It