Botim i ri i Kushtetutës, amendamentet shqyrtohen më 21 korrik

kushtetuta-shba

Zyrtarisht, reforma në drejtësi është në programin e punës së Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e kryetarëve vendosi që seanca e shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese të jetë më 21 korrik, njësoj siç kishte paralajmëruar ambasadori amerikan.

Dhe që deputetët ta kenë sa më të qartë se nga fjalët është kaluar tek veprat, mbi tryezën e tyre të punës ata kanë gjetur paraditen e së enjtes një botim të ri të Kushtetutës.

Ai përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar. Por ajo çfarë bie menjëherë në sy është logoja e Ambasadës Amerikane dhe një shënim nën të, se ky është një botim i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një tjetër hap konkret që Ambasada Amerikane bën për të bërë publike dhe zyrtare mbështetjen e vet për ndryshimet kushtetuese të reformës.

 

Pin It