Dija nuk ka moshë, në Indi ekziston një shkollë për gjyshet

Në një qytet të vogël të Indisë është një shkollë ku shkojnë për të mësuar gra që janë mbi moshën 60 vjeç. Shumica e tyre janë gjyshe që nuk e kanë patur mundësinë të shkollohen kur ishin të reja dhe këtë gjë po e realizojnë tani.

Gjyshet kanë edhe uniformë, veshja tradicionale indiane ngjyrë rozë. Studimet janë 1-vjeçare, por ka dhe nga ato vazhdojnë të mësojnë edhe pasi ka përfunduar shkolla.

Fillimisht kanë mësuar të shkruajnë emrin e tyre. Më përpara ato nuk mund të firmosnin as dokumentat më të rëndësishme, ndërsa sot arrijnë të flasin për mësime edhe me nipërit e tyre.

 

 

Pin It