E ardhmja e Benitezit në dyshim

EMPOLI, ITALY - APRIL 30: Rafael Benitez of SSC Napoli gestures during the Serie A match between Empoli FC and SSC Napoli at Stadio Carlo Castellani on April 30, 2015 in Empoli, Italy.  (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, nuk ka garantuar nëse Rafael Benitez mund ta vazhdojë punën si trajner i Los Blancos.

Mbretërit barazuan kundër Valencias (2-2) të dielën duke dështuar që t’i afrohen kreut dhe ky rezultat vetëm sa e shton presionin mbi strategun spanjoll.

“Rrethanat nuk ndihmuan pasi ishim me 10 lojtarë. Duhet të kemi qetësi”.

“Mendoj se bëmë lojë të mirë, vërtet mendoj kështu”.

“Nuk e humbëm vetëpërmbajtjen, por nuk e arritëm objektivin. Rruga në të cilën jemi nuk është e keqe”, ka deklaruar Butragueno duke anashkaluar pyetjet rreth të ardhmes së trajnerit.

Pin It