Ronaldinho mund të rikthehet në Europë

Ronaldinho

Agjenti i Ronaldinhos, Roberto, njëherësh edhe vëllai i tij, ka treguar se ka marrë disa telefonata nga Anglia.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit është në kërkim të një klubi të ri, ndërsa Premier League është një prej destinacioneve të mundshme.

“Azia ose SHBA-të janë opsioni më real. Vëllai im është tip garues. Ai dëshiron të fitojë. Ai akoma dëshiron të luajë. Ai nuk ka pasur asnjëherë lëndime serioze; trupi i tij është në gjendje të përsosur. Mendoj se mund të luajë edhe tre ose katër vite, ndoshta më shumë”, ka thënë Roberto.

Ai shtoi se po shikohen me shumë vëmendje ofertat nga Anglia dhe nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm në Europë.

Pin It