Real Madrid përsëri nuk bind

ral valencia

Real madrid ka barazuar në Mestalla përballë Valencias me rezultatin 2-2.

Fillimisht ka shënuar Benzema pas një kombinimi të mrekullueshëm të treshes BBC.

Në fund të pjesës së parë Valencia ka gjetur golin e barazimit pas një pënalltie të shkaktuar nga Pepe. Penalltia u konvertua në gol nga Parejo.

Në pjesën e dytë Gareth Bale shënoi një supergol me kokë duke i kaluar Los Blancos në avantazh (82′) dhe festa ishte e madhe, pasi luanin me një lojtar më pak.

Mirëpo, akoma pa përfunduar festa, Francisco Alcacer e barazoi rezultatin (83’).

Pin It