Edukimi i fëmijës

mami

Fëmija është një amanet në duart e prindërve të vet. Fëmija është si një engjëll i pastër dhe mund të marrë çdo formë si njeri. Truri i fëmijës në vegjëli është si një kasetë magnetofoni që regjistron. Kështu, ai merr çdo gjë që i jepet dhe e ripërcjell po në atë formë. Fëmija është si një tokë e pastër dhe në këtë tokë të pastër duhet hedhur farë e zgjedhur, në mënyrë që edhe prodhimi përfundimtar të jetë shumë i mirë.

Kur themi që prindërit janë të mirë, nënkuptojmë se edhe edukimi i fëmijëve është i tillë. Prindërit duhet të kenë kujdes:

-Fëmijën mos e konsideroni të vogël. Edukimi i tij fillon shumë shpejt.

-Mësojeni të sillet mirë dhe të ndihmojë të tjerët.

-Mos plotësoni çfarëdolloj dëshire të fëmijës.

-I mësoni fëmijët të jenë të duruar.

-Gabimi që ata bëjnë, korrigjohet duke i mësuar.

-Mbani premtimin që u jepni fëmijëve tuaj.

-Për një veprim të fëmijës, prindërit nuk duhet të mbajnë qëndrime të kundërta.

-Mos flisni për gjëra që fëmijët nuk duhet t’i dinë, në prani të tyre.

-Mos shani të tjerët në prani të fëmijëve.

-Mos u tregoni shumë të ashpër apo shumë tolerantë ndaj fëmijëve.

-Jepini rëndësi asaj që bën fëmija dhe jo premtimeve të tij.

 

Pin It