Juventus – Bayern, reagojnë drejtuesit

Menjëherë pas hedhjes së shortit në Nion ka patur reagime nga të drejtuesit e të dy klubeve.

Trajneri i klubit gjerman, Pep Guardiola, ka deklaruar se Juventusi është një nga ekipet më të mëdha në Europë. Spanjolli ka refuzuar ta pranojë që Bayerni është favorit në këtë përballje, duke thënë se nuk e di se cila do të jetë forma e skuadrës deri në muajin shkurt. “Do të jetë një përballje drithëruese. Juventusi është një nga ekipet më të mira në Europë. Ata nuk filluan mirë kampionatin, por tani e kanë rigjetur formën dhe kanë mentalitet të fortë. Nëse nuk je në formën e duhur në këtë ndeshje, do të eliminohesh”, theksoi ai.

Ndërsa zv/presidenti i Juventusit, Pavel Nedved shprehet se Juventus po kalon një moment shumë të mirë. Në grup na ra një short i vështirë por ekipi jonë më pëlqen shumë në Europë, pasi jemi përmirësuar shumë. Bayerni është një ekip shumë i vështirë, por askush nuk është i pathyeshëm. Do të mundohemi të jemi në formën tonë më të mirë për ato ndeshje”, u shpreh Nedved.

 

Pin It