Ekspertët për reformën në drejtësi : “Harruat zgjedhësit”.

vjollca-mece

Fryma politike në dukje konsensuale për reformën zgjedhore nuk ka arritur ti bindë ata përfaqësues të shoqerisë civile që njohin mirë kodin, të drejtat e zgjedhësve dhe që dinë të intepretojnë jo vetëm ligjin por edhe qëndrimet politike.

Përfaqësuesja e komitetit të Helsinkit Vjollca Mece u shfaq mjaft e zhgënjyer që gjatë fjalimeve të tyre Rama, Meta dhe Basha nuk përmendën zgjedhësit.

  “U tmerrova  kur askush nga paneli parë nuk artikuloi zgjedhësin edhe pse procesi zgjedhor ka dy palë. Është si ajo peshorja që ne në drejtësi e përdorim, janë ata që konkurojnë dhe jemi që votojmë, jemi ne që zgjedhim, është momenti jonë sublim. Cili ishte mesazhi që na dhanë politikanët ne këtu? Që këto janë cështje të konsensusit politik, që ne do ta shikojmë. Ata folën për palë por palë ishin ata dhe ne s’ishim kurrë palë për ta. Të drejtën për proces të rregullt e kemi ne qytetarët, e kemi të sanksionuar në kushtetutë dhe ajo vlen jo vetëm për gjykatën por vlen në cdo lloj procesi ku ne jemi të përfshirë dhe në mënyrë ekselente vlen në procesin zgjedhor.”-u shpreh përfaqësuesja e komitetit të Helsinkit Vjollca Mece

Pin It