Elbasan, nis Kampionati Ballkanik i Çiklizmit

Screenshot_1-1

Këtë fundjavë (2-3 korrik) në Elbasan po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Çiklizmit i quajtur “Balkan Elite Road Classics”. Ekipe të ndryshme nga Kosova, Greqia, Rumania, Maqedonia, Bosnje-Herzegovina, Moldavia, Serbia, Turqia dhe Shqipëria do të garojnë për titullin “kampion i Ballkanit”.

Aktiviteti mbështetet nga Federata Botërore, Federata Europiane, Federata Ballkanike dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit, si dhe Bashkia e Elbasanit.

Në këtë kampionat Shqipëria përfaqësohet me 6 çiklistë, të cilatt pretendojnë të fitojnë edhe medalje.

Nga ana tjetër Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, siguroi mbarëvajtjen e Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit, duke thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Po ashtu policia ka paralajmëruar bllokimin e qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve në orare të caktuara për zhvillimin e garave.

  • Në orën 16:00 – 18:00 të datës 02.06.2016 do të bllokohen këto akse rrugore:

Bulevardi Aqif Pasha- Stadium – Rruga “Kamber Sejdini”- Bulevardi “Qemal Stafa”- Rrethrrotullimi i Postës-Rrethrrotullimi i Luleve-Bradashesh-Papërr

  • Më datë 03.06.2016 në orën 09:00 – 12 00 nuk do të lejohet lëvizja, qarkullimi apo parkimi i mjeteve në këto akse rrugore:

Bulevardi “Aqif Pasha”- Stadium- Rruga “Kamber Sejdini”-Bulevardi “Qemal Stafa”- Rrethrrotullimi I Luleve-Bradashesh-Peqin (qytet)- Karinë.

Bradashesh-Krrabë(rruga e vjetër)-Tunel-Krrabë(rruga e vjetër) – Tunel –Stadium- Bulevardi “Aqif Pasha”

 

Pin It