Enrique: E respektoj Zidanin si koleg

zidane and enrique

Prej disa ditësh në media qarkullon një foto ku duket një përplasje mes Zidane dhe Enrique në vitin 2003 kur ata ishin lojtarë të skuadrave që sot drejtojnë.

Në lidhje me këtë foto është pyetur nga gazetarët trajneri i Barcelonës.

Ai është shprehur se nuk kujton asnjë rast të tillë dhe nuk ka asnjë kujtim të keq lidhur me Zidane.

“Ne nuk e njohim njëri tjetrin. Unë nuk kam asnjë kujtim të keq me asnjë nga kundërshtarët e mi”.

“Gjithkush mbron skuadrën e tij. Unë nuk e kam parë atë fotografi por sigurisht që të dy kemi mbrojtur skuadrat tona. Unë e respektoj Zidane si një koleg” u shpreh Enrique.

Luis Enrique dhe Zidane do takohen për herë të parë si trajnerë me 3 prill.

Pin It